وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ أَنْ يَقْتُلَ مُؤْمِنًا إِلَّا خَطَأً ۚ وَمَنْ قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَأً فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ وَدِيَةٌ مُسَلَّمَةٌ إِلَىٰ أَهْلِهِ إِلَّا أَنْ يَصَّدَّقُوا ۚ فَإِنْ كَانَ مِنْ قَوْمٍ عَدُوٍّ لَكُمْ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ ۖ وَإِنْ كَانَ مِنْ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ فَدِيَةٌ مُسَلَّمَةٌ إِلَىٰ أَهْلِهِ وَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ ۖ فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ تَوْبَةً مِنَ اللَّهِ ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
Sherif Ahmeti
Asnjë besimtarëi nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë nj rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Në se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik ijuaji, atëherë është obligil vetëm lirimi injë robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi injë robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), letë agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
Feti Mehdiu
Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
Efendi Nahi
Nuk bënë ta vrasë besimtari-besimtarin, përveç me pahir. Kush vret besimtarin me pahir, ai duhet të lirojë nëj besimtar të robëruar dhe të paguaj gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përpos në qoftë se ia falin gjakun familja e të vrarit. Mirëpo, nëse i vrari është nga populli që e keni armik, e njëkohësisht është besimtar, (në këtë rast) duhet të lirohet një besimtar i robëruar. E, nëse, i vrari është nga populli, me të cilin ju keni lidhur marrëveshje, (në këtë rast) duhet paguar gjakun familjes së tij, duke liruar edhe një besimtar të robëruar. Ai që s’mund të gjejë rob (duhet) të agjërojë dy muaj rresht. (Kjo është bërë) për pranimin e pendimit nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
: