لَا يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُولِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ ۚ فَضَّلَ اللَّهُ الْمُجَاهِدِينَ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ عَلَى الْقَاعِدِينَ دَرَجَةً ۚ وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَفَضَّلَ اللَّهُ الْمُجَاهِدِينَ عَلَى الْقَاعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًا
Sherif Ahmeti
Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurnë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre, All-llahu igradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
Feti Mehdiu
Besimtarët të cilët nuk luftojnë – përveç atyre që janë të paaftë për luftë – nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, me mish e me shpirtë te All-llahu janë një shkallë më lart. All-llahu do t’u japë luftëtarëve, jo atyre që nuk luftojnë, shpërblim të madh.
Efendi Nahi
Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, - përveç të paaftëve, dhe ata që luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Perëndia i ka graduar ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre për një gradë më të lart ndaj atyre që kanë ndejtur në shtëpitë e veta, dhe Ai të gjithëve u ka premtuar mirësi. E, Perëndia i ka dekoruar me shpërblim të madh ata që luftojnë përmbi ata që rrinë (në shtëpitë e veta e s’kanë shkuar në luftë):