وَتَبَارَكَ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَعِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Sherif Ahmeti
I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
Feti Mehdiu
Qoftë bekuar ai të cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka ndërmjet tyre. Ai e di kur do të bëhet shkatërrimi i botës dhe te ai të gjithë do të riktheheni.
Efendi Nahi
Dhe, qoftë i lartësuar Ai, të cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre. Vetëm tek Ai është dijania mbi Çastin dhe tek Ai do të ktheheni!