وَقِيلِهِ يَا رَبِّ إِنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ لَا يُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!”
Feti Mehdiu
Pasha fjalën e tij (Profetit) “O Zoti im, këta janë njëmend njerëz, të cilët nuk besojnë”.
Efendi Nahi
E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson.