يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِنْ تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِنْ تَسْأَلُوا عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ الْقُرْآنُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا اللَّهُ عَنْهَا ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur’ani, do t’ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i bute.
Feti Mehdiu
O besimtarë, mos pyetni për ato gjëra që u shkaktojnë pakënaqësi nëse u sqarohen; por nëse pyetni ato derisa po u shpallet Kur’ani, do t’ju tfillohen. All-llahu ua fal se All-llahu është i butë dhe fal shumë.
Efendi Nahi
O besimtarë! Mos pyetni për disa sende, që sikur t’ju thuhet haptazi do të ishit të pakënaqur, e nëse pyetni për ato kur zbritet Kur’ani, do t’u jenë të qarta. Perëndia ua ka falë kërshërinë. Se, Perëndia, është falës dhe i butë, (nuk nxiton në ndëshkime).
: