وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَىٰ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ قَالُوا حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۚ أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ
Sherif Ahmeti
E kur ju thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: “Na mjafton ajo që igjetëm prindërit tanë”, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishiin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
Feti Mehdiu
Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo që u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thonë: “Na mjafton ajo që kemi gjetur nga baballarët tanë”. Edhe pse të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
Efendi Nahi
E kur ju thuhet atyre: “Ejani në atë që e ka zbritur Perëndia dhe ejani te Pejgamberi!” Ata thanë: “Neve na mjafton ajo, në çka i kemi gjetë etërit tonë”. A mos edhe atëherë, kur etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë, e as nuk ishin në udhën e vërtetë?
: