ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَنْ يَأْتُوا بِالشَّهَادَةِ عَلَىٰ وَجْهِهَا أَوْ يَخَافُوا أَنْ تُرَدَّ أَيْمَانٌ بَعْدَ أَيْمَانِهِمْ ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاسْمَعُوا ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Sherif Ahmeti
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
Feti Mehdiu
Ata më lehtë e kanë të sigurojnë dëshminë besnike ose të frikësohen se betimet e tyre dot ë thehen (zhvleftësohen) pas betimeve të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut e dëgjonie! Se All-llahu, njerëzit ngatrrestarë nuk i drejton në rrugë të drejtë.
Efendi Nahi
Kështu, më së lehti mund të bëjnë dëshminë e tyre të saktë, ose të frikohen që betimet e tyre të refuzohen (mohohen) me betime tjera. – Druajuni Perëndisë dhe dëgjonie! Se, Perëndia, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.