قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا أَنْزِلْ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِنَ السَّمَاءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًا لِأَوَّلِنَا وَآخِرِنَا وَآيَةً مِنْكَ ۖ وَارْزُقْنَا وَأَنْتَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
Sherif Ahmeti
Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!”
Feti Mehdiu
Isa, i biri i Merjemes, tha: “All-llah! O Zoti ynë, na zbrit nga qielli një tryezë që do të jetë festë për ne, për të parët tanë edhe ata që vinë pas nesh, por edhe argument nga ana jote, dhe na furnizo, se Ti je furnizuesi më i mirë”!
Efendi Nahi
Isai, i bir’i Merjemës tha: “O Perëndi, o Zoti ynë! Zbritna neve një sofër nga qielli, që të na jetë festë për bashkëkohanikët dhe pasardhësit tonë; dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe furnizona, se Ti je më i miri furnizues”.