مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَا أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ ۚ وَكُنْتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنْتَ أَنْتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنْتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
Sherif Ahmeti
Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”
Feti Mehdiu
Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër përpos asaj që më ke urdhëruar Ti. Adhurone All-llahun, Zot i imi dhe Zot i juaj! Kam qenë dëshmitar derisa isha në mesin e tyre, e pasi që ma more shpirtin, mbete Ti mbikëqyrës i tyre. Dhe Ti je dëshmitar i çdo sendi.
Efendi Nahi
Unë nuk ju kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuronie Perëndinë, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar deri sa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. E, Ti je dëshmitar për çdo gjë.
: