وَقَفَّيْنَا عَلَىٰ آثَارِهِمْ بِعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ التَّوْرَاةِ ۖ وَآتَيْنَاهُ الْإِنْجِيلَ فِيهِ هُدًى وَنُورٌ وَمُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ التَّوْرَاةِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةً لِلْمُتَّقِينَ
Sherif Ahmeti
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
Feti Mehdiu
Pas atyre kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemes, i cilivërtetonte Tevratin e shpallur përpara tij, kurse atij i dhamë Inxhilin, ku kishte udhëzim e dritë, dhe përforcim për Tevratin e shpallur para tij, si udhëzim e këshillë për të devotshmit.
Efendi Nahi
Na dërguam në gjurmët e pejgamberëve, Isain – të birin e Merjemës, vërtetues të Teuratit që e kanë para tyre. Dhe Na ia dhamë atij Inxhilin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit, të cilin e kanë para vet – udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë Perëndisë.
: