وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ ۖ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَهُمْ عَمَّا جَاءَكَ مِنَ الْحَقِّ ۚ لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنْكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِنْ لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُمْ ۖ فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ ۚ إِلَى اللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
Sherif Ahmeti
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Alahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.
Feti Mehdiu
Edhe ty të shpallëm Librin, me realitete, për të vërtetuar Librat e mëparme dhe përkujdeset për ata. Dhe ti gjyko, në mesin e atyre, sipas asaj që shpallë All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e të largohesh nga e vërteta që të ka ardhur; për secilin kemi caktuar një ligj dhe një drejtim. Dhe sikur të kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetëm një popull, por Ai don t’ju sprovojë me atë çka u jep, prandaj bëni gara për vepra të mira! Te All-llahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni kundërshtuar.
Efendi Nahi
Na ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur’anin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij. Gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Perëndia dhe mos ndjek dëshirat e tyre, për të mos devijuar në atë që të ka ardhur ty nga e Vërteta. Na për të gjithë ju kemi bërë ligj një rrugë të qartë. E, sikur të donte Perëndia, do t’u kishte bërë juve një popull, por, Ai don që t’ju provojë juve në ate që ju ka dhënë, andaj bëni gara ju në punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Perëndia e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, në të cilat nuk jeni pajtuar ju.