وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ اتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
Feti Mehdiu
Edhe kur i thirrni për t’u falur edhe atë e marrin për tallje dhe zbavitje. Kështu bëjnë për shkak se janë njerëz që nuk kuptojnë.
Efendi Nahi
(Dhe mos i merrni për miq ata), që kurr t’i thirrni për namaz ata e marrin atë për tallje dhe lojë, sepse ai është popull i zhveshur nga mendja.