وَتَرَىٰ كَثِيرًا مِنْهُمْ يُسَارِعُونَ فِي الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe, shumë prej tyre isheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
Feti Mehdiu
Ti sheh shumë prej atyre që po shpejtojnë në mëkate e armiqësi dhe që e hanë atë çka është e ndaluar; sa e keqe është vepra e tyre.
Efendi Nahi
Ti do t’i shohësh shumë nga ata që vrapojnë në mëkate, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. E, me të vërtetë, të këqija janë ato vepra!