وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللَّهِ مَغْلُولَةٌ ۚ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا بِمَا قَالُوا ۘ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنْفِقُ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ طُغْيَانًا وَكُفْرًا ۚ وَأَلْقَيْنَا بَيْنَهُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۚ كُلَّمَا أَوْقَدُوا نَارًا لِلْحَرْبِ أَطْفَأَهَا اللَّهُ ۚ وَيَسْعَوْنَ فِي الْأَرْضِ فَسَادًا ۚ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ
Sherif Ahmeti
Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangur duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t’u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët..
Feti Mehdiu
Ebrejtë thonë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar”! U lidhshin duart e atyre dhe qofshin mallkuar se çka po flasin! Jo, duart e tij janë të hapura, Ai jep sa të dojë. Ndërkaq ajo çka ta shpallë Zoti yt, gjithsesi te shumica e tyre do ta shtojë mosbesimin dhe humbjen. Ne kemi futur në mesin e tyre armiqësi dhe urrejtje deri në ditën e kijametit. Sa herë që përpiqen të ndezin ndonjë zjarr për luftë, atë e shuan All-llahu. Ata mundohen të bëjnë turbullira në tokë, por All-llahu nuk i do ngatrrestarët.
Efendi Nahi
Hebrenjt thanë: “Dora e Perëndisë është koprrace!” Ju lidhshin duart atyre! – Dhe, qofshin të mallkuar për atë që thanë! Jo, duart e Tija janë të hapura. Ai dhuron dhe furnizon si të dojë. E, ajo që t’u ka shpallë ty nga Zoti yt, me të vërtetë, shumicës prej tyre, do t’ua shtojë (azganllëkun) dhe mohimin. Na, kemi shkaktuar në mes tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kijametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Perëndia e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë. E Perëndia nuk i don ngatërrestarët.
: