قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَسْتُمْ عَلَىٰ شَيْءٍ حَتَّىٰ تُقِيمُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ ۗ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ طُغْيَانًا وَكُفْرًا ۖ فَلَا تَأْسَ عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “O ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’uzbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.
Feti Mehdiu
Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk keni kurrgjë deri sa të mos i përmbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa që po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo që të shpallë Zoti yt me siguri do të forcojë, te shumica prej tyre padëgjueshmërinë dhe mosbesimin, por ti mos u brengos për shkak të popullit që nuk beson!
Efendi Nahi
Thuaj: O ithtarët e Librit! Ju nuk keni asgjë (në besim), përderisa të mos i përmbaheni Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj që iu është shpallur nga zoti juaj, e ajo që t’u ka shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre të harbuarit dhe mohimin. E, mos u hidhëro ti (o Muhammed!) për fatin e mohuesve.