لَقَدْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَأَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ رُسُلًا ۖ كُلَّمَا جَاءَهُمْ رَسُولٌ بِمَا لَا تَهْوَىٰ أَنْفُسُهُمْ فَرِيقًا كَذَّبُوا وَفَرِيقًا يَقْتُلُونَ
Sherif Ahmeti
Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
Feti Mehdiu
Ne pranuam besën nga izraelitët dhe u dërguam profetë. Sa herë që ndonjë profet u ka sjellë atë çka nuk u pëlqente epsheve të tyre, ata disa nga profetët (një grup sish) i mohonin, ndërsa disa i vrisnin.
Efendi Nahi
Na kemi marrë premtimin nga bijt e Izraelit (për besim) dhe ju kemi dërguar pejgamberë. Por, sa herë që ju ka ardhur atyre ndonjë pejgamber me atë (dispozitë), që s’jua donte shpirti i tyre, disa nga ata (pejgamberë) i konsideronin për gënjeshtarë e disa prej tyre i mbytnin.