لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ ثَالِثُ ثَلَاثَةٍ ۘ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۚ وَإِنْ لَمْ يَنْتَهُوا عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.
Feti Mehdiu
Mosbesimtarë janë ata që thonë: “All-llahu është një nga të tre”! Por nuk ka asnjë Zot tjetër përveç një Zoti të vetëm. Dhe nëse nuk heqim dorë prej asaj që thonë, gjithsesi ata të cilët mohojnë, do t’i godas dënim i padurueshëm.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, u bënë mohues ata, që thonë: “Perëndia është njëri prej treve!” S’ka Zot tjetër përveç se një Zot! E, nëse nuk frenohen nga ato që thanë, me të vërtetë, ka për t’i goditë ata – mohuesit, dënimi pikëllues.