مَا الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِ الرُّسُلُ وَأُمُّهُ صِدِّيقَةٌ ۖ كَانَا يَأْكُلَانِ الطَّعَامَ ۗ انْظُرْ كَيْفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ الْآيَاتِ ثُمَّ انْظُرْ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ
Sherif Ahmeti
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës!
Feti Mehdiu
mesihi, i biri i merjemes, është vetëm Profet – edhe përpara tij kanë ardhur e kanë shkuar profetë – kurse nëna e tij është shumë e sinqertë, dhe të dy hanin ushqim. Shiko si ua shpalojmë ne argumentet e qarta, dhe shih, shih si po largohen.
Efendi Nahi
Mesihu – i biri i Merjemës, është vetëm Pejgamber, - edhe para tij kanë kaluar pejgamberë. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, ngrënin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë Ne atyre argumentet dhe shih si zmbrapsën ata (nga e Vërteta).
: