وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ
Sherif Ahmeti
kur edëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
Feti Mehdiu
Kur dëgjojnë atë që i shpallet Profetit, e sheh si u shpërthejnë lotët, sepse e dinë se ajo është e vërtetë, dhe thonë: “O Zoti ynë, ne besojmë, pra, na shkruaj edhe neve me ata që dëshmojnë!”
Efendi Nahi
Kur dëgjuan ata për ate (Kur’anin) që i është zbritur Pejgamberit, i sheh ti ata, prej se kuptuan të Vërtetën, se si ju rrjedhin lotët nga sytë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Na besojmë, andaj na regjistro në mesin e atyre që dëshmojnë (profetninë e Muhammedit)”.
: