يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُحَرِّمُوا طَيِّبَاتِ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
Feti Mehdiu
O besimtarë, mos i ndalni vetes gjërat e mira që ua ka lejuar All-llahu, dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë.
Efendi Nahi
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e bukura, të cilat Perëndia ua ka lejuar dhe mos kaloni kufirin. Se, Perëndia, nuk i don ata që e kapërcejnë kufirin (e urdhërave të Perëndisë).