يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنْصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
Feti Mehdiu
O besimtarë, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para edhe idolatria edhe shigjetat për falla janë të ndyra, nga punët e djallit, prandaj largohuni sish që të jeni të shpëtuar!
Efendi Nahi
O besimtarë! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto!