يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَيَبْلُوَنَّكُمُ اللَّهُ بِشَيْءٍ مِنَ الصَّيْدِ تَنَالُهُ أَيْدِيكُمْ وَرِمَاحُكُمْ لِيَعْلَمَ اللَّهُ مَنْ يَخَافُهُ بِالْغَيْبِ ۚ فَمَنِ اعْتَدَىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَلَهُ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, All-llahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t’u te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi) ai ka dënim të dhëmbshëm.
Feti Mehdiu
O besimtarë, All-llahu do t’ju vërë gjithsesi në sprovë me diçka nga gjahu që do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – që All-llahu t’u tregojë se kush i frikësohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai që e tepron edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm.
Efendi Nahi
O besimtarë! Perëndia do t’ju provojë juve me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart tuaja dhe shigjetat tuaja, që Perëndia ta tregojë atë që i druan Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin (këtë dispozitë), për të ka dënim pikëllues.