جَعَلَ اللَّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِلنَّاسِ وَالشَّهْرَ الْحَرَامَ وَالْهَدْيَ وَالْقَلَائِدَ ۚ ذَٰلِكَ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
Feti Mehdiu
All-llahu ka bërë Qaben, tempull të shenjtë, që bota të kryej haxhin, si edhe muajin e shenjtë dhe kurbanët, edhe ata të shenjuarit me qafore, që ta dinë se All-llahu e di se çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu, me siguri, di çdo send.
Efendi Nahi
Perëndia e bëri Qaben – Shtëpi të shenjtë që njerëzit t’i kryejnë detyrat fetare dhe muajin e shenjt, kurbanin dhe kurbanin e shënuar. Këto të gjitha, i bëri, për të ditur se Perëndia di çdo gjë në qiej dhe në Tokë dhe që Perëndia është i Gjithëdijshëm.
: