وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَشَدُّ مِنْهُمْ بَطْشًا فَنَقَّبُوا فِي الْبِلَادِ هَلْ مِنْ مَحِيصٍ
Sherif Ahmeti
E sa e sa brezni para tyre kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t’i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
Feti Mehdiu
Sa brezni para tyre kemi shfarosur, dhe ata kanë qenë më të fortë se këta, andaj kërkuan strehim nëpër botë, por a ka tjetër rrugëdalje?
Efendi Nahi
E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?!