وَمَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ ۖ وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا
Sherif Ahmeti
Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim) dhe nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës
Feti Mehdiu
E për atë nuk dinë kurrgjë, pasojnë vetëm me hamendje, kurse hamendja aspak nuk e pasuron të vërtetën.
Efendi Nahi
e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën.