الَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ إِلَّا اللَّمَمَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ وَاسِعُ الْمَغْفِرَةِ ۚ هُوَ أَعْلَمُ بِكُمْ إِذْ أَنْشَأَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَإِذْ أَنْتُمْ أَجِنَّةٌ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ ۖ فَلَا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ
Sherif Ahmeti
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dy-shim se Zoti yt gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndërsa ju ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja. Pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur
Feti Mehdiu
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha e posaçërisht prej amoralitetit, përveç të voglave. Zoti yt me të vërtetë shumë falë, Ai iu njeh shumë mirë juve prej se ju ka krijuar prej dheut dhe qysh kur ishit embrion në barqet e nënave tuaja. Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di më mirë atë që ruhet.
Efendi Nahi
ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje. Ai, më së miri di për ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qenë embion në barkun e nënave tuaja; andaj, mos u lavdëroni me pafajshmërinë tuaj – Ai e njeh mirë atë që ruhet nga mëkatet.
: