وَمَا لَكُمْ أَلَّا تُنْفِقُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا يَسْتَوِي مِنْكُمْ مَنْ أَنْفَقَ مِنْ قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ ۚ أُولَٰئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِنَ الَّذِينَ أَنْفَقُوا مِنْ بَعْدُ وَقَاتَلُوا ۚ وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Sherif Ahmeti
E, ç’keni ju që nuk jepni për rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithve All-llahu u premyoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
Feti Mehdiu
E çka është me ju që nuk shpenzoni për hirë të All-llahut, kurse për All-llahun është trashëgim i qiejve dhe i tokës. Nuk janë, ndërmjet jush, të barabartë, ata të cilët, kanë dhënë falas para fitores dhe kanë luftuar. Ata kanë shkallë më të lartë se ata të cilët kanë dhënë falas dhe kanë luftuar më vonë. Kurse All-llahu të gjithëve u premton mirësi. All-llahu është i njoftuar se çka bëni.
Efendi Nahi
Dhe, ç’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Perëndisë, pasi që qiejt dhe Toka i mbetën trashëgim Perëndisë? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Perëndia të gjithëve u premton dhuntinë. – Perëndia di mirë atë që punoni ju.