لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنْزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ ۖ وَأَنْزَلْنَا الْحَدِيدَ فِيهِ بَأْسٌ شَدِيدٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ اللَّهُ مَنْ يَنْصُرُهُ وَرُسُلَهُ بِالْغَيْبِ ۚ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ
Sherif Ahmeti
Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.
Feti Mehdiu
Ne i kemi dërguar profetët tanë me argumente të qarta dhe me ata kemi shpallur librin dhe peshojën që njerëzit të sillen me drejtësi. Kemi zbritur hekurin ku ka focë të madhe edhe dobi të madhe për njerëzit, për ta ditur All-llahu se kush e ndihmon atë dhe profetët e tij edhe kur nuk i sheh. All-llahu është pa dyshim shumë i fortë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm.