الَّذِينَ يُظَاهِرُونَ مِنْكُمْ مِنْ نِسَائِهِمْ مَا هُنَّ أُمَّهَاتِهِمْ ۖ إِنْ أُمَّهَاتُهُمْ إِلَّا اللَّائِي وَلَدْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَيَقُولُونَ مُنْكَرًا مِنَ الْقَوْلِ وَزُورًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ
Sherif Ahmeti
Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
Feti Mehdiu
Ata, na ju, të cilët i krahasojnë gratë e veta (me nënat) ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e atyre janë vetëm ato që i kanë lindur, porse ata flasin fjalë të pahije dhe gënjeshtra. Me të vërtetë All-llahu fal shumë.
Efendi Nahi
Ka të tillë midis jush që i lëshojnë gratë e veta duke ju thënë se i konsiderojnë si nënat e veta; ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Kurse ata, me të vërtetë, kanë shqiptuar fjalë neveritëse dhe të pavërteta. E, me të vërtetë, Perëndia është falës dhe shlyes i gabimeve.