فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَتَمَاسَّا ۖ فَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَإِطْعَامُ سِتِّينَ مِسْكِينًا ۚ ذَٰلِكَ لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۚ وَتِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ ۗ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
Feti Mehdiu
Por kush nuk gjen (rob) le të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, para se të kenë kontakt. E ai që nuk mundet le të ushqejë gjashtëdhjetë varfënjakë. Këtë, për ta besuar All-llahun dhe Profetin e tij. Ja, këta janë kufijt e All-llahut, kurse për mosbesimtarët është dënimi i dhembshëm.
Efendi Nahi
Ai që nuk ka, (prandaj) nuk mund ta lirojë, është i obliguar që të agjërojë dy muaj rresht para takimit të tyre bashkëshortorë. E, ai që nuk mund të përballojë agjërimin, duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (është për atë) që të zbatoni besimin në Perëndinë dhe Profetin e Tij. Këta janë kufijtë e Perëndisë. Ndërsa, për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme.