يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۚ أَحْصَاهُ اللَّهُ وَنَسُوهُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
Sherif Ahmeti
Në ditën e kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, dhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send esheh dhe e përcjell.
Feti Mehdiu
Atë ditë kur All-llahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar, All-llahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
Efendi Nahi
në Ditën kur Perëndia i ngjallë të gjithë e i lajmëron Ai për veprat që kanë punuar. Perëndia të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato – Perëndia është dëshmitar i çdo gjëje.
: