أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ نَافَقُوا يَقُولُونَ لِإِخْوَانِهِمُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَئِنْ أُخْرِجْتُمْ لَنَخْرُجَنَّ مَعَكُمْ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمْ أَحَدًا أَبَدًا وَإِنْ قُوتِلْتُمْ لَنَنْصُرَنَّكُمْ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
Sherif Ahmeti
A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t; u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
Feti Mehdiu
A nuk i ke parë ata të cilët hipokrizojnë, u thonë vëllezërve të vet mosbesimtarë nga ithtarët e librit “Nëse ju përziheni edhe ne gjithsesi do të dalim me ju dhe te ju kurrë askujt nuk i përulemi, e nëse luftohet kunëdr jush ne me siguri do t’ju ndihmojmë! Porse All-llahu dëshmon se ata janë me të vërtetë gënjeshtarë.
Efendi Nahi
A nuk po sheh se si hipokritët ju thonë shokëve të vet, të cilët janë ithtarë të Librit, e që nuk besojnë: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt – asnjëherë, nuk do t’i përulemi kundër jush; e nëse ju sulmoheni, me siguri, do t’u dalim në ndihmë”, - e, Perëndia dëshmon, se ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë: