لَأَنْتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِمْ مِنَ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
Sherif Ahmeti
Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (ta munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
Feti Mehdiu
Më shumë u frikësohen juve se All-llahut. Ajo për shkak se ata janë një popull që nuk kuptojnë.
Efendi Nahi
Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm (frikësues) se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm.