هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Sherif Ahmeti
Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen), Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë!
Feti Mehdiu
Ai është All-llahu i cili, s’ka tjetër Zot veç atij, sunduesi absolut, i pastër, paqëdashës, garanton siguri, nën kujdesin e të cilit është çdo send; i Forti, i Madhërishmi, krnar. Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që i bëjnë shok!
Efendi Nahi
Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij, Sundues, i Amshueshëm, Ai është i pastër nga të metat, Paqëdashës, ai që jep siguri, Ai që mbikëqyrë të gjitha, i Plotëfuqishëm, Imponus, Madhështor. Qoftë falenderuar Perëndia, Ai është shumë lart nga ato që ia përshkruajnë Atij!
: