وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Sherif Ahmeti
E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
Feti Mehdiu
Kurse, atë, nga mesi i tyre, që All-llahu ia kthen Profetit të vet, po ju nuk keni luftuar kundër tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetët e vet kundër kujt të dojë dhe All-llahu ka mundësi për çdo send.
Efendi Nahi
E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.