وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ لَئِنْ جَاءَتْهُمْ آيَةٌ لَيُؤْمِنُنَّ بِهَا ۚ قُلْ إِنَّمَا الْآيَاتُ عِنْدَ اللَّهِ ۖ وَمَا يُشْعِرُكُمْ أَنَّهَا إِذَا جَاءَتْ لَا يُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse uvjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
Feti Mehdiu
Ata betohen në All-llahun, me betim të rëndë, që nëse u vjen ndonjë argument, pa dyshim do t’i besojnë atij. Thuaj: “Mrekullitë janë të All-llahut”! Po prej nga e dini ju se ata, kur t’u vijë ai argument, nuk do t’i besojnë.
Efendi Nahi
Ata betohen në Perëndinë, me betimin më të rëndë, se nëse ju vjen një dokument, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Dokumentet janë vetëm te Perëndia!” E kush ua bënë me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do të besojnë?