وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوًّا شَيَاطِينَ الْإِنْسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُورًا ۚ وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ ۖ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ
Sherif Ahmeti
dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
Feti Mehdiu
Ashtu ne çdo profeti i kemi bërë një armik, djaj në formë njerëzish dhe exhinësh, që njëri-tjetrit t’i mbajnë fjalime të bukura mashtruese, por të kishte dashur Zoti yt, nuk do ta kishin bërë atë. Prandaj, ti lëri ata dhe trillimet e tyre.
Efendi Nahi
Si për ty ashtu edhe për çdo profet, Na kei krijuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët i flasin njëri-tjetrit fjalë të zbukuruara për t’i mashtruar. E, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë; andaj, lëri ata dhe atë, që trillojnë ata –