أَفَغَيْرَ اللَّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنْزَلَ إِلَيْكُمُ الْكِتَابَ مُفَصَّلًا ۚ وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُ مُنَزَّلٌ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ
Sherif Ahmeti
(Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
Feti Mehdiu
A të kërkoj tjetër gjykatës në vend të All-llahut, kur Ai është që ua ka shpallur Librin me hollësi? Kurse ata të cilëve ne u kemi dhënë Librin e dinë mirë se ai (Kur’ani) është i shpallur nga Zoti yt i vërtetë, andaj kurrsesi mos dysho!
Efendi Nahi
Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë!