وَلَا تَأْكُلُوا مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ ۗ وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰ أَوْلِيَائِهِمْ لِيُجَادِلُوكُمْ ۖ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).
Feti Mehdiu
Mos hani atë në prerjen e së cilës nuk është përmendur emri i All-llahut, ajo është me të vërtetë mëkat! Dhe djajtë, me të vërtetë, i shpiejnë argatët e vet që të konfrontohen me ju, dhe nëse ju përuleni para atyre, edhe ju me siguri bëheni politeistë.
Efendi Nahi
Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë.