فَمَنْ يُرِدِ اللَّهُ أَنْ يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ ۖ وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ ۚ كَذَٰلِكَ يَجْعَلُ اللَّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
Feti Mehdiu
Atë që do All-llahu ta udhëzojë, ia hap zemrën e tij për fenë islame, kurse kë do ta lë në humbje – zemrën e tij ia bën të ngushtuar për së tepërmi sikur po ngjitet në qiell. Ja, ashtu All-llahu u vë peshë të rëndë atyre që nuk besojnë.
Efendi Nahi
Atë që Perëndia don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamizëm, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Perëndia, i ndëshkon ata që nuk besojnë.