وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ قَدِ اسْتَكْثَرْتُمْ مِنَ الْإِنْسِ ۖ وَقَالَ أَوْلِيَاؤُهُمْ مِنَ الْإِنْسِ رَبَّنَا اسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ وَبَلَغْنَا أَجَلَنَا الَّذِي أَجَّلْتَ لَنَا ۚ قَالَ النَّارُ مَثْوَاكُمْ خَالِدِينَ فِيهَا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!” E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: “Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu” Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.
Feti Mehdiu
Kurse atë ditë kur i tubon të gjithë së bashku: “O bashkësi e exhinëve, ju jeni shumuar më tepër se njerëzit”! O Zoti ynë, do të thonë njerëzit, mbikqyrësit e tyre – ne i kemi bërë dobi njëri-tjetrit dhe kemi arritur deri në afatin tonë që na e ke caktuar ti”. Do t’u thotë: “Zjarri është vendbanimi i juaj, ku do të mbeteni përgjithmonë”, në qoftë se All-llahu nuk dëshiron ndryshe. Zoti yt është, njëmend, i urtë, i dijshëm.
Efendi Nahi
(Kujtoje) atë Ditë kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’ju thotë): “O tog i xhindëve, ju shum njerëz i keni mashtruar!” – E miqët e tyre që ishin njerëz, thanë: “O Zoti ynë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na ke caktuar Ti. Perëndia do të thotë: “Zjarri është vendstrehimi juaj. Në të do të qëndroni përherë, përveç çka don Perëndia. Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
: