يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي وَيُنْذِرُونَكُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا ۚ قَالُوا شَهِدْنَا عَلَىٰ أَنْفُسِنَا ۖ وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmëkundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
Feti Mehdiu
“O bashkësi e exhinëve dhe njerëzve, a nuk ju kanë ardhur juve, nga radhët tuaja, profetë që u kanë treguar argumentet e mia, dhe ua kanë tërhequr vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne këtë e dëshmojmë në dëm tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kësaj bote dhe dëshmojnë kundër vetvetes nga se kanë qenë mosbesimtarë.
Efendi Nahi
“O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur pejgamberë nga mesi i juaj, për t’ju treguar dokumentat Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Na këtë e pranojmë në dëm tonin”. Ata i ka mashtruar jeta e kësaj bote dhe ata dëshmojnë kundër vetes se janë mohues.