وَرَبُّكَ الْغَنِيُّ ذُو الرَّحْمَةِ ۚ إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَسْتَخْلِفْ مِنْ بَعْدِكُمْ مَا يَشَاءُ كَمَا أَنْشَأَكُمْ مِنْ ذُرِّيَّةِ قَوْمٍ آخَرِينَ
Sherif Ahmeti
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
Feti Mehdiu
Zoti yt është i pasur dhe plotë mëshirë. Në qoftë se do, juve ju shmang dhe pas jush sjell çka të dojë Ai, ashtu siç ju ka formuar juve nga pasardhës të popujve tjerë.
Efendi Nahi
Zoti yt është i pasur dhe i mëshirshëm. Nëse don, ju zhdukë dhe sjellë pas jush çka të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.