وَقَالُوا هَٰذِهِ أَنْعَامٌ وَحَرْثٌ حِجْرٌ لَا يَطْعَمُهَا إِلَّا مَنْ نَشَاءُ بِزَعْمِهِمْ وَأَنْعَامٌ حُرِّمَتْ ظُهُورُهَا وَأَنْعَامٌ لَا يَذْكُرُونَ اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا افْتِرَاءً عَلَيْهِ ۚ سَيَجْزِيهِمْ بِمَا كَانُوا يَفْتَرُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: “Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëvene ua lejomë; këto janë kafshë që është ndaluar t’u hipet; këto janë kafshë jatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.
Feti Mehdiu
Ata thonë: “Kjo e kjo kafshë, dhe këto e këto bimë, janë të kufizuara, mund ta hanë vetëm ata të cilëve ne ua lejojmë” – konstatojnë ata. Kurse ka edhe kafshë që janë të ndaluara të përdoren për hypje. Ka kafshë me rastin e therrjes së të cilave ata nuk e përmendin emrin e All-llahut, duke trilluar për të gënjeshtra. Ai do t’i shpërblejë ata për trillimet e tyre.
Efendi Nahi
Ata thonë: “Këto shtazë shtëpijake dhe këto e këto të lashta janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç kujt ia lejojmë ne; e sipas hamendjes së tyre edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara për ngarkim dhe disa shtazë që kur i therrin nuk e përmendin emrin e Perëndisë, duke e përgënjeshtruar Atë (Perëndinë). Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
: