وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ جَنَّاتٍ مَعْرُوشَاتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَاتٍ وَالنَّخْلَ وَالزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُتَشَابِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ ۚ كُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُوا حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ ۖ وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ
Sherif Ahmeti
Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.
Feti Mehdiu
Ai është i cili ngrit (krijon) kopshte në lartësi dhe ultësi, edhe hurma e mbjellje me shije të ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, të ngjashme apo të ndryshme; hani frutet e tyre kur të japin frute dhe jepne, ditën e të korrurave e vjeljeve, atë të drejtë çka u takon të tjerëve dhe mos përderdhni, sepse Ai nuk i don përderdhësit.
Efendi Nahi
Ai është që ka krijuar kopshte, vëreshta të larta dhe të shtruara, hurme dhe të lashta, me shije të ndryshme, ullinj e shega, të ngjashme (për nga forma), kurse të ndryshme (për nga shija). Hani frutet e tyre kurdo që të japin, dhe jepni atë që është detyrë në ditën e mbledhjes së tyrë. Por, mos e teproni, se Perëndia nuk i do ata që e teprojnë.