وَمِنَ الْإِبِلِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْبَقَرِ اثْنَيْنِ ۗ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الْأُنْثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الْأُنْثَيَيْنِ ۖ أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ وَصَّاكُمُ اللَّهُ بِهَٰذَا ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: “A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, pse çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?” E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
Feti Mehdiu
Edhe çifte devesh dhe lopësh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave? A keni qenë ju prezent kur ua ka lënë këtë porosi All-llahu?” E kush është, pra, më mizor se ai i cili, pa ditur asgjë, trillon gënjeshtra për All-llahun, për t’i shpierë njerëzit në humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit kriminelë.
Efendi Nahi
(Perëndia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lopë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt apo dy femërat ose atë që e mbajnë në bark dy femërat?” Apo mos keni qenë prezent ju kur Perëndia i ka urdhëruar për këtë? E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Me të vërtetë, Perëndia, nuk e çon në rrugë të drejtë kombin zullumqarë.
: