وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٍ ۖ وَمِنَ الْبَقَرِ وَالْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَا إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَا أَوِ الْحَوَايَا أَوْ مَا اخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ۚ ذَٰلِكَ جَزَيْنَاهُمْ بِبَغْيِهِمْ ۖ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ
Sherif Ahmeti
E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S’ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).
Feti Mehdiu
Ebrejve ua kemi ndaluar të gjithë kafshët që kanë thundra, kurse nga lopët dhe dhentë vjamin e tyre, përveç atij nga shpina ose nga barku ose atij të përzierit me eshtra. Me këtë i kemi dënuar për shkak të mosdëgjueshmërisë së tyre; dhe Ne jemi me të vërtetë të sinqertë.
Efendi Nahi
Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën.