سَيَقُولُ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا أَشْرَكْنَا وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ شَيْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا بَأْسَنَا ۗ قُلْ هَلْ عِنْدَكُمْ مِنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَا ۖ إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَإِنْ أَنْتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ
Sherif Ahmeti
E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: “Sikur të donte All-llahu nuk do t’i bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send.” Kështu patëngënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: “A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?” Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë, vetëm gënjeni.
Feti Mehdiu
Politeistët do të thonë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do të ishim bërë politeistë, e as baballarët tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asnjë send”. Mu ashtu kanë gënjyer edhe ata përpara tyre deri sa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na e paraqitni”? Ju vetëm për supozimesh mbaheni dhe ju vetëm gënjeni.
Efendi Nahi
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Perëndia, nuk do t’i bënim shok Atij as ne as baballarët tanë, dhe asgjë të ndaluar nuk do të punonim”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.