وَلَا تَقْرَبُوا مَالَ الْيَتِيمِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّىٰ يَبْلُغَ أَشُدَّهُ ۖ وَأَوْفُوا الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ ۖ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۖ وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۖ وَبِعَهْدِ اللَّهِ أَوْفُوا ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.
Feti Mehdiu
Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, por vetëm për ta mbrojtur deri sa të arrijë pjekurinë, ndërsa kur matni në peshojë me litër matni me drejtësi! – Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij, - dhe kur të flisni, thoni të vërtetën po edhe nëse është fjala për të afërmit, dhe zbatoni obligimet ndaj All-llahut! Ja, Ai për këtë ju urdhëron, mbase do ta keni ndërmend.
Efendi Nahi
Dhe mos iu çasni pasurisë së bonjakut, përpos në një mënyrë të mirë, dreisa ta mbërrijë pjekurinë, kryeni drejt matjen dhe peshimin! Na nuk e ngarkojmë askë përtej mundësisë së tij. E, kur flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe (kundër) të afërmit tuaj. Plotësoni obligimet e Perëndisë. Këto janë porositë e Tij, për t’ju këshilluar.
: