هَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا أَنْ تَأْتِيَهُمُ الْمَلَائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِيَ بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ ۗ يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ لَا يَنْفَعُ نَفْسًا إِيمَانُهَا لَمْ تَكُنْ آمَنَتْ مِنْ قَبْلُ أَوْ كَسَبَتْ فِي إِيمَانِهَا خَيْرًا ۗ قُلِ انْتَظِرُوا إِنَّا مُنْتَظِرُونَ
Sherif Ahmeti
A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vjë engjëjt (t’ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk ivlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!”
Feti Mehdiu
A mos presin t’u vijnë engjujt, apo Zoti yt (dënimi i Zotit), apo t’u vijë ndonjëfarë argumenti nga Zoti yt? Atë ditë kur vjen ndonjë argument nga Zoti yt, atëherë besimi askujt më nuk do t’i bëjë dobi nëse më herët nuk ka besuar, ose nëse si besimtar, nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë. Thuaj: “Pritni se edhe ne po presim”!
Efendi Nahi
A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!”
: